Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2023, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit

Akti i përzgjedhur është objekt i një procesi gjyqësor!

Akademia e Studimeve Albanologjike i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një padi ndaj Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me objekt "Shfuqizimin e vendimit nr.338, datë 31.05.2023 të Këshillit të Ministrave "Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj" dhe "Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit gjyqësor"

Në përputhje me ligjin nr.119/2014 "Për të drejtën e informimit", Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kufizuar aksesin në relacionin shpjegues të aktit objekt gjykimi, në mënyrë që të mos cënohet barazia e palëve në këtë proces gjyqësor. Më poshtë do të gjeni më shumë informacion rreth këtij procesi.

Open Akte siguron përdoruesit se angazhimi për të ofruar akses të plotë në këtë dokument zyrtar mbetet prioriteti jonë. Publikimi i dokumentit do të kryhet sapo kjo gjë të jetë e mundur ligjërisht