Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2022, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes

878 / 2022

“Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të një sipërfaqeje trualli funksional dhe të disa objekteve, pjesë të pronës nr.1005, me emërtim “Ish-Reparti Ushtarak nr.1371”, me vendndodhje në Palikësht, Velabisht, Berat, zona kadastrale 2866, dhe për një ndryshim në vendimin nr. 515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar”

808 / 2022

“Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim “Agjencia Lundër”, me vendndodhje në Lundër, Tiranë, zona kadastrale 2529, dhe për një ndryshim në vendimin nr. 413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit)", të ndryshuar”

807 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 9, datë 11.1.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve të përfitimit të veshmbathjeve civile për punonjësit e Policisë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë””

806 / 2022

“Për transferimin në pronësi të Bashkisë Mat të pronës nr. 717, me emërtim “Shtëpia e Ushtarakëve”, me vendndodhje në Burrel, zona kadastrale 1326, dhe për një ndryshim në vendimin nr. 515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, dhe vendimin nr. 771, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Burrel, të qarkut të Dibrës””

704 / 2022

“Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e prezencës dhe vigjilencës së përforcuar (eVA), drejtuar nga NATO-ja, në Bullgari”

684 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për mbrojtjen ndaj katastrofave në Ballkanin Perëndimor”

600 / 2022

“Për trajtimin dhe mbulimin e shpenzimeve financiare të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjatë kohës që emërohen me detyrë jashtë vendit”

579 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 270, datë 2.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, të ndryshuar”

565 / 2022

“Për dhënien në përdorim të përkohshëm, nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe te Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të disa objekteve dhe sipërfaqe truall funksional, brenda territorit të pronës me numër 90, me emërtim "Reparti Ushtarak nr. 4400 (Ish Shtabi i KML-së), me vendndodhje në Brar, Tiranë"”

420 / 2022

“Për marrjen e masave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve të armatosura”

414 / 2022

“Për transferimin në pronësi nga Ministria e Mbrojtjes tek Bashkia Librazhd, të pronës nr. 755, me emërtim “Ish-grup depo”, me vendndodhje në Murrash, Librazhd, zona kadastrale 2696, për një ndryshim në vendimin nr. 515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, dhe në vendimin nr. 1086, datë 28.10.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Librazhd, të qarkut të Elbasanit”, të ndryshuar”

374 / 2022

“Për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes”

346 / 2022

“Për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohet në misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit”

345 / 2022

“Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të dhënave të humbjeve nga fatkeqësitë”

322 / 2022

“Për transferimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Belsh, të pronës nr.306, me emërtim “Ish-reparti ushtarak nr.7040 (b.k dhe grup artilerie)”, me vendndodhje në Trojas, Belsh, Elbasan, zona kadastrale 3647, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, dhe në vendimin nr.886, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim të bashkisë Belsh, të qarkut të Elbasanit”, të ndryshuar”

241 / 2022

“Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për prokurimet e bëra në një vend të tretë, përfshirë prokurimet civile të kryera kur Forcat e Armatosura të Republikës Së Shqipërisë janë dislokuar jashtë territorit të vendit dhe kur, për nevoja operacionale, duhet të lidhen kontrata me operatorët ekonomikë, që janë në vendin ku po kryhet operacioni”

149 / 2022

“Për miratimin e notës së aderimit për t’u bërë pjesë në memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin në lidhje me dhënien e mbështetjes së shtetit pritës për ekzekutimin e operacioneve/stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior”

148 / 2022

“Për miratimin e notës së aderimit për t’u bërë pjesë në memorandumin e mirëkuptimit (MOU), ndërmjet qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, si dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Evropë në lidhje me dhënien e mbështetjes së shtetit pritës për ekzekutimin e operacioneve/stërvitjeve/aktiviteteve të ngjashme ushtarake të NATO-s”

126 / 2022

“Për miratimin e modelit të uniformave ushtarake, gradave, simboleve, stemave e flamujve dekorativë të strukturave dhe shenjave të tjera dalluese të uniformës ushtarake, që mbajnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

103 / 2022

“Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për trafikun detar”

LinkedIn
Email

Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: 

info@o-akte.com