Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2022, me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë

899 / 2022

“Për mbëshetjen financiare të disa kategorive të veçanta për zbutjen e impaktit të krizës”

898 / 2022

“Për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve të njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe institucioneve të arsimit të lartë publik për zbutjen e impaktit të krizës”

897 / 2022

“Për mbështetje financiare të menjëhershme të pensionistëve për zbutjen e impaktit të krizës”

887 / 2022

“Për procedurat e menaxhimit të investimeve publike”

886 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 34, datë 19.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e buxhetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, për vitin 2022””

885 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 723, datë 19.11.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndyshuar””

884 / 2022

“Për miratimin e planit të shpenzimeve, për vitin 2023, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”

883 / 2022

“Për miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, 2023”

882 / 2022

“Për dhënien e miratimit për fillimin e procedurave të privatizimit për pasurinë “Agjencia e Rezervave të Shtetit Dorëz, komuna Qendër, Librazhd”, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë me qira me çmimin simbolik 1 euro/kontrata shoqërisë “Liberest”, sh.p.k”

881 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.149, datë 29.2.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave për punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare”, të ndryshuar”

875 / 2022

“Për kalim fondi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbështetjen e sektorit energjetik, faza III”

833 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për shpërblimin e sportistëve elitarë e të trajnerëve të tyre”

832 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për financimin e vlerës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të biletave për ndeshjen finale të UEFA Conference League, të zhvilluar në Arenën Kombëtare të Futbollit Tiranë, në datën 25 maj 2022”

812 / 2022

“Për miratimin e kalimit të pasurive nr. 3/411 dhe nr. 3/1116, me sipërfaqe, përkatësisht, 61 m2 dhe 74.5 m2, të ndodhura në zonën kadastrale 8564, nga pronë shtetërore në pronë private, për z. Filip Gjergjindreaj dhe znj. Diana Gjergjindreaj dhe miratimin e projektkontratës, që do të lidhet për këtë qëllim, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe z. Filip Gjergjindreaj dhe znj. Diana Gjergjindreaj”

811 / 2022

“Për miratimin e dokumentit të programit Buxhetor Afatmesëm 2023 –2025, të rishikuar”

810 / 2022

“Për disa shtesa në vendimin nr. 646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave e të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në zonën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar”

809 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar”

754 / 2022

“Për shpërblimin e disa kategorive të veçanta për festat e fundvitit 2022”

753 / 2022

“Për kompensimin e të ardhurave të personave që përfitojnë pension invaliditeti, për vitin 2022”

752 / 2022

“Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2022”

751 / 2022

“Për një mbrojtje të veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç”

750 / 2022

“Për miratimin e buxhetit për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2023”

745 / 2022

“Për përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit, të miratuar për vitin 2022, për dhënien e kontributit financiar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, për mbështetjen e fondit global për angazhimin dhe qëndrueshmërinë në komunitet (GCERF) për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”

742 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të "Samitit BE-BP", të datës 6 Dhjetor 2022”

740 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për rimbursimin e masave administrative të falura, të paguara, sipas ligjit nr. 112/2020, "Për regjistrin e pronarëve përfitues", të ndryshuar”

730 / 2022

“Për miratimin e rregullit teknik “Për enët e thjeshta nën presion” dhe pёrcaktimin e listёs së standardeve të harmonizuara”

718 / 2022

“Për zbatimin nga Republika e Shqipërisë të rregulloreve të Këshillit të Bashkimit Evropian për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese ndërkombëtare”

717 / 2022

“Për shpalljen e "Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik" dhe zhvilluesit të zonës me vendndodhje në Tiranë”

685 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave ,“Për transferimin, në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr.8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, të ndryshuar”

654 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për indeksimin e pensioneve"”

646 / 2022

“Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private”

642 / 2022

“Për emërimin në detyrë të Kryetarit të Agjencisë Kombëtare të Trajtimit të Koncesioneve”

641 / 2022

“Për një shtesë në numrin e punonjësve organikë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2022”

640 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë- Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, ratifikuar me ligjin nr.29/2017”

639 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, ratifikuar me ligjin nr.52/2018”

638 / 2022

“Për disa shtesa në vendimin nr.1128, datë 30.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin nga Republika e Shqipërisë të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese ndërkombëtare, të ndryshuara”, të ndryshuar”

633 / 2022

“Për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për zbatimin e projektit për vendosjen e paneleve fotovoltaike në tarracën e Kryeministrisë dhe të ministrive të linjës”

632 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes së grantit (asistenca teknike) për konektivitetin e rrugëve rajonale dhe lokale për Shqipërinë – mbështetje për zbatimin e projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (enti i projektit) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbështetur nga fondi i posaçëm i aksionarëve të BERZH-it”

613 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe turizmin, ratifikuar me ligjin nr. 19/2017”

612 / 2022

“Për disa ndryshime e shtesa në vendimin nr. 285, datë 10.4.2020, të Këshillit te Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)””

611 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 656, datë 31.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar”

605 / 2022

“Për indeksimin e pensioneve”

604 / 2022

“Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”

603 / 2022

“Për kalim fondi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbështetjen e sektorit energjetik, faza II

602 / 2022

“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore”

594 / 2022

“Për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim për zbatimin e projektit “Element IT””

593 / 2022

“Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë "White Roads Hotel", sh.p.k., me NUIS M02407023J, si qiramarrës, të pronave të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, Bashkia Himarë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike”

582 / 2022

“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave”

581 / 2022

“Për përcaktimin e autoritetit kontraktor për të ndërmarrë procedurat, për dhënie me koncesion/PPP për projektin “Për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës së çelësave publikë (PKI)””

569 / 2022

“Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e transportit të linjave qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës antikrizë, faza II”

559 / 2022

“Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të Fondit Pyjor Kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore pyjore”

545 / 2022

“Për transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale 1739, Bashkia Himarë, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik "White Roads Hotel"”

543 / 2022

“Për disa shtesa në vendimin nr. 315, datë 31.5.2018, të Këshilit të Ministrave "Për miratimin e rregullores për markat"”

542 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.179, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, "Për rregullat, kushtet dhe procedurat e privatizimit të banesave që kanë që subjekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992, "Për privatizimin e banesave shtetërore, dhe të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004, "Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore""”

541 / 2022

“Për kriteret e përzgjedhjes të anëtarëve, si dhe për organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Këshillit Konsultativ për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”

540 / 2022

“Për përcaktimin e masës së përfitimit, kritereve dhe kushtet e veçanta të përfitimit për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për vitin 2022”

539 / 2022

“Për krijimin, funksionimin, shpërblimin e anëtarëve të bordit vlerësues të kërkesave, si dhe procedurën konkurruese për dhënien e granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”

538 / 2022

“Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të detajuara për ngrirjen e përkohshme të fondeve apo të pasurive të tjera personale ose enteve të shpallura nga strukturat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo organizatat ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është pale”

537 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.35, datë 19.1.2022, të Këshillit të Ministrave, "Për punonjësit me kontratë të përkohshme, për vitin 2022, në njësitë e qeverisjes qendrore" të ndryshuar”

536 / 2022

“Për miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025”

535 / 2022

“Për miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025”

534 / 2022

“Për miratimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2022-2026”

533 / 2022

“Për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Masave për Importet”

511 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.666, datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike"të ndryshuar”

498 / 2022

“Për kalim fondi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbështetjen e sektorit energjitik”

494 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, "Për transferimin, në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr. 8514, Bash”

482 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, tё marrёveshjes së financimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikёs sё Shqipёrisё, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S.P.A, për financimin e programit të ndihmës së integruar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare, ratifikuar me ligjin nr.147/2013”

477 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.501, datë 29.8.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale””

476 / 2022

“Për miratimin e kalimit të pasurive nr.68/121/1, nr.68/137/2 dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe, përkatësisht, 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2, të ndodhura në zonën kadastrale 1739, nga pronë shtetërore, në pronë private, për shoqërinë “Green Coast”, sh.p.k., dhe miratimin e projektkontratës që do të lidhet për këtë qëllim, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërisë “Green Coast”, sh.p.k.”

469 / 2022

“Për miratimin e raportit vjetor për ndihmat shtetërore të vitit 2021”

468 / 2022

“Për një shtesë në numrin e punonjësve organikë të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2022”

453 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr.317, datë 31.5.2018, të Këshillit Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për përfaqësuesit e autorizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale”””

452 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 348, datë 29.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit””

429 / 2022

“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave”

395 / 2022

“Për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore”

394 / 2022

“Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa” sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq”

375 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për zbatimin e ligjit nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve””

356 / 2022

“Për përcaktimin e organizatave të punëdhënësve dhe të organizatave sindikale në Këshillin Kombëtar të Punës”

355 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 921, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për personelin e administratës doganore”, të ndryshuar”

354 / 2022

“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e degëve të thesarit”

353 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit ‘Për akcizat’”, të ndryshuar”

352 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr. 1090, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për funksionimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, për mënyrën e komunikimit në formë elektronike dhe shkëmbimit të të dhënave ndërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe organeve përgjegjëse shtetërore, si dhe për mënyrën e afatet e komunikimit mes Regjistrit të Pronarëve Përfitues, Regjistrit Tregtar dhe Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse””

351 / 2022

“Për një shtesë në vendimin nr. 71, datë 2.2.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit nga punonjësit dhe ish-punonjësit e Rafinerisë së Naftës, Ballsh””

350 / 2022

“Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale, 2022–2025”

349 / 2022

“Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve, që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë për të mundësuar financimin e nevojshëm për mbajtjen e rezervave, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, si dhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”

329 / 2022

“Për një shtesë në vendimin nr.656, datë 31.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore”, të ndryshuar”

328 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1088, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente dhe nga subjektet e detyruara”, të ndryshuar”

327 / 2022

“Për disa shtesa në vendimin nr. 457, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave për pjesëmarrje në qendrën e trajnimeve në fushën e pronësisë industriale, si dhe përcaktimin e tarifave përkatëse””

325 / 2022

“Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”

324 / 2022

“Për përcaktimin e kërkesave dhe kushteve, që duhet të plotësojë një standard matjeje për t’u deklaruar etalon kombëtar matjeje”

296 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes së grantit shoqërues ndërmjet Republikës së Shqipërisë (marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e Zbatimit të Projektit), masat shoqëruese për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës”

295 / 2022

“Për rishpërndarjen e numrit të punonjësve organikë dhe të fondeve buxhetore në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2022”

277 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.793, datë 24.9.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

276 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr.721, datë 11.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit, shumës vjetore të transfertës nga buxheti i shtetit dhe procedurave të financimit të fondit të Sigurimeve Shoqërore për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji””

275 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.644, datë 16.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurës dhe të masës së trajtimit të veçantë financiar të pilotëve e të teknikëve fluturues të njësisë së transportit mjekësor me helikopter, në pension””

274 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.477, datë 25.7.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat dhe masën e trajtimit të veçantë financiar të pilotëve dhe teknikëve fluturues me helikopter, në pension, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Gardën e Republikës””

273 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.78, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.150/2014, datë 6.11.2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë””, të ndryshuar”

272 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.651, datë 14.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të ndryshuar””

271 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.505, datë 10.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin dhe shpërblimin e komisioneve eprore të caktimit të aftësisë për punë””

270 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr.535, datë 8.7.2022 të Këshillit të Ministrave, "Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të punëve piblike në komunitet"”

269 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.53, datë 29.1.2004 të Këshillit të Ministrave, "Për procedurat dhe masën e trajtimit të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension"”

268 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.453, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet, që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti””

267 / 2022

“Për disa ndryshime në vendimin nr.837, datë 28.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Per procedurat, kriteret e rregullat për ofrimin e shërbimeve të punësimit””

266 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr.17, datë 15.1.2020 të Këshillit të Ministrave "Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale", të ndryshuar”

265 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr.548, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kritereve, rregullave dhe të procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar”

263 / 2022

“Për miratimin e letërmarrëveshjes së grantit nr.TF0B5581, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e forcimit të cilësisë së auditimit dhe raportimit”

261 / 2022

“Për njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), që do të përdoren në Shqipëri, njësitë që rrjedhin prej tyre, shumëfishat dhe nënfishat, njësitë shtesë të vendosura ndërkombëtarisht dhe mënyra e përdorimit të tyre”

260 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes së grantit dhe projektit të BE-së, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit), rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës”

259 / 2022

“Për një ndryshim në vendimin nr. 928, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për pensionin social"”

243 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë””

225 / 2022

“Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës antikrizë”

224 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 85, datë 8.2.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për prodhimin, shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve me bileta transporti rrugor””

218 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 35, datë 19.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2022, në njësitë e qeverisjes qendrore””

217 / 2022

“Për krijimin, administrimin dhe përdorimin e bazës së të dhënave të Regjistrit Elektronik të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë”

188 / 2022

“Për indeksimin e pensioneve dhe bazës së vlerësuar”

187 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1128, datë 30.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin nga Republika e Shqipërisë të vendimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, për vendosjen, ndryshimin dhe shfuqizimin e masave shtrënguese ndërkombëtare, të ndryshuara”, të ndryshuar”

172 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 36, datë 20.1.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, të ndryshuar”

160 / 2022

“Për reduktimin e shpenzimeve të transportit për funksionarët, nëpunësit, punonjësit e insitucioneve të administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave dhe shoqërive/ndërmarrjeve me kapital shtetëror”

159 / 2022

“Për mbështetjen financiare të disa kategorive të veçanta për zbutjen e efekteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë”

158 / 2022

“Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”

154 / 2022

“Për një shtesë në numrin e punonjësve organikë në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2022”

153 / 2022

“Për një shtesë në vendimin nr. 656, datë 31.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të përhershme të njësive të Qeverisjes Qendrore”, të ndryshuar”

152 / 2022

“Për përbërjen, organizimin, funksionimin dhe mënyrën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Metrologjisë”

133 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash, të letërmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, që vepron si administratore e fondeve grant, të siguruara nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) të qeverisë zvicerane, nën fondin e besimit me shumë donatorë, për fuqizimin e kontabilitetit dhe mjedisit të mirëbesimit në Evropën Jugore dhe Azinë Qendrore, për projektin e zhvillimit të kontabilitetit në sektorin publik, miratuar me vendimin nr. 251, datë 9.5.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”

132 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS)”

131 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS)”

130 / 2022

“Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025”

129 / 2022

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 548, datë 27.7.2016, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e kritereve, të rregullave e procedurave për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit", të ndryshuar”

128 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"”

100 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, mirtatuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për mbulimin e shpenzime të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 6 mars 2022”

74 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (përfituesi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve studentore të Universiteteve Publike në Shqipëri”

73 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (përfituesi), dhe KfW Frankfurt Am Main (KfW), për masat shoqëruese për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve”

72 / 2022

“Për miratimin e buxhetit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2022”

71 / 2022

“Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit nga punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës, Ballsh”

70 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor”

69 / 2022

“Për miratimin e marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor”

52 / 2022

“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”

51 / 2022

“Për miratimin e programit të reformave ekonomike (ERP) 2022-2024”

36 / 2022

“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive””

35 / 2022

“Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2022, në njësitë e qeverisjes qendrore”

34 / 2022

“Për miratimin e buxhetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, për vitin 2022”

32 / 2022

“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe Institutin e Statistikave, për financimin e programit të “Këshillimit Kombëtar””

20 / 2022

“Për miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2022”

19 / 2022

“Për miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2023-2025”

LinkedIn
Email

Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: 

info@o-akte.com