Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2022, me propozim të Ministrit të Brendshëm
879 / 2022
“Për procedurat, rregullat dhe mënyrën e ekuivalentimit të gradave ushtarake me gradat e Gardës së Republikës së Shqipërisë”
745 / 2022
“Për përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit, të miratuar për vitin 2022, për dhënien e kontributit financiar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, për mbështetjen e fondit global për angazhimin dhe qëndrueshmërinë në komunitet (GCERF) për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”
601 / 2022
“Për miratimin e listës së vendeve të treta, si shtete të treta të sigurta”
592 / 2022
“Për emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”
591 / 2022
“Për miratimin e llojeve të shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit dhe tarifave të pagesës për personat juridikë e fizikë, publikë ose private”
580 / 2022
“Për shkarkimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit”
570 / 2022
“Për një shtesë në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, "Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare"”
532 / 2022
“Për miratimin e rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore "”
531 / 2022
“Për miratimin e nurmrit të përgjithshëm të personelit të Policisë së Shtetit dhe përcaktimin e funksioneve korresponduese e kategorizimin për gradat në Policinë e Shtetit”
530 / 2022
“Për përcaktimin e një sektori shtesë që jepet me koncesion/partneritet publik privat”
507 / 2022
“Për një shtesë në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë"”
451 / 2022
“Për disa ndryshime në vendimin nr. 256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet, që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit””
450 / 2022
“Për miratimin e formës dhe të përmbajtjes së lejeve të qëndrimit për të huajt”
449 / 2022
“Për rishpërndarjen e numrit të punonjësve organikë dhe të fondeve buxhetore në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2022”
415 / 2022
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 793, datë 24.9.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, ‘Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar””
393 / 2022
“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Prokurimeve të Përqendruara dhe ngarkimin e kësaj agjencie për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”
348 / 2022
“Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e standardeve dhe teknikave të çaktivizimit të armëve të zjarrit dhe pjesëve kryesore të tyre””
347 / 2022
“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Kukësit”
323 / 2022
“Për përcaktimin e rregullave për krijimin, aksesin, funksionimin dhe administrimin e regjistrit elektronik të armëve, pjesëve kryesore dhe municioneve”
258 / 2022
“Për disa ndryshime në vendimin nr.1243, datë 11.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumenteve, që duhet të paraqesin shtetasit e të procedurave, që duhet të kryejnë zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komuna dhe institucionet shtetërore, të posaçme, për ndryshimin e vendbanimit/adresës së shtetasve””
257 / 2022
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1299, datë 16.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës, të organikës dhe të numrit të nëpunësve të shërbimit të gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe në zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut”, të ndryshuar”
243 / 2022
“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë””
242 / 2022
“Për një shtesë në vendimin nr. 561, datë 29.7.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për standardizimin dhe disiplinimin e shpenzimeve të karburantit në njësitë e qeverisjes së përgjithshme”, të ndryshuar”
216 / 2022
“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Korçës”
205 / 2022
“Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”
203 / 2022
“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të Qarkut të Durrësit”
202 / 2022
“Për lirimin dhe emërimin në detyrë të prefektit të qarkut të Lezhës”
201 / 2022
“Për kushtet, kriteret dhe afatet për përcaktimin e procedurës së përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare”
174 / 2022
“Për emërimin në detyrë të prefektit të Qarkut të Shkodrës”
173 / 2022
“Për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve ukrainas, personave pa shtetësi dhe personave që kanë fituar mbrojtje ndërkombëtare në Ukrainë, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Ukrainë, si dhe për krijimin e Task-Forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”
169 / 2022
“Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”
150 / 2022
“Për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe arsimimit për zbatimin e ligjit”
127 / 2022
“Për karakteristikat grupore, llojet dhe parametrat teknikë të armëve të ftohta, për të cilat organi kompetent lëshon autorizim për mbajtjen nga shtetasit”
70 / 2022
“Për miratimin e marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor”
69 / 2022
“Për miratimin e marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetasve të Ballkanit Perëndimor”
68 / 2022
“Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)”
67 / 2022
“Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm”
33 / 2022
“Për ekuivalentimin e gradave të Policisë së Shtetit me administratën publike”
Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: