Lista e akteve normative të miratuara nga Këshilli i Ministrave gjatë vitit 2022, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit
894 / 2022
“Për financimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit”
893 / 2022
“Për financimin e projektit "Ekipet sportive në shkolla", në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)”
834 / 2022
“Për një ndryshim në vendimin nr. 486, datë 17.6.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shtypjen, botimin, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar”, të ndryshuar”
833 / 2022
“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për shpërblimin e sportistëve elitarë e të trajnerëve të tyre”
832 / 2022
“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për financimin e vlerës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të biletave për ndeshjen finale të UEFA Conference League, të zhvilluar në Arenën Kombëtare të Futbollit Tiranë, në datën 25 maj 2022”
813 / 2022
“Për një shtesë në vendimin nr. 606, datë 14.9.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e programit kombëtar për aktivitetet jashtë orarit mësimor dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit””
741 / 2022
“Për përcaktimin e procedurës dhe të dokumentacionit për krijimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik të Pavarur (IALPP)”
658 / 2022
“Për një ndryshim në vendimin nr. 879, datë 12.8.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar, gjimnazi 'Linz', në qytetin e Tiranës””
648 / 2022
“Për kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Universitetin e Sporteve të Tiranës, të pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 8210, Bashkia Tiranë”
644 / 2022
“Për miratimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e njohjes së ndërsjellë të diplomave dhe gradave shkencore, të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara në Ballkanin Perëndimor”
614 / 2022
“Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj”
606 / 2022
“Për miratimin e Programit Kombëtar për Aktivitetet jashtë Orarit Mësimor dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”
553 / 2022
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.600, datë 9.10.2018,, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në 150 institucione të arsimit parauniversitar dhe të kritereve për oficerët e sigurisë", të ndryshuar”
552 / 2022
“Për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar, të arsimit bazë "Rruga e Dijes", në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare”
551 / 2022
“Për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të lartë, "British School of Tirana", ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze”
511 / 2022
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.666, datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike"të ndryshuar”
459 / 2022
“Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Shkodër, nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, të pasurisë së paluajtshme nr. 2/973-N27, në zonën kadastrale 8591”
458 / 2022
“Për një ndryshim në vendimin nr. 160, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë (fondi i ekselencës)”, të ndryshuar”
435 / 2022
“Për disa ndryshime në vendimin nr. 354, datë 13.6.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e lejes për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë e mesme profesionale ‘Peter Mahringer’, që do të zhvillojë mësimin edhe në gjuhën gjermane””
434 / 2022
“Për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, të arsimit të mesëm të lartë “Deutsch–Albanische Schule” (DAS), ku mësimi zhvillohet në gjuhën gjermane”
433 / 2022
“Për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, të arsimit të mesëm të lartë “Ernest Koliqi International School”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze”
432 / 2022
“Për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, të arsimit bazë “Ernest Koliqi International School”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën angleze”
431 / 2022
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 75, datë 12.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të financimit të buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor””
386 / 2022
“Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet Publike të Arsimit të Lartë”
363 / 2022
“Për një shtesë në vendimin nr. 436, datë 3.6.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitet akademike 2020–2021 dhe 2021–2022 e në vijim”, të ndryshuar”
362 / 2022
“Për miratimin e programit të bashkëpunimit arsimor, shkencor, kulturor dhe rinor ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit, për vitet 2022–2025”
330 / 2022
“Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”
310 / 2022
“Për specifikimet dhe përmbajtjen e kodifikimit të programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
309 / 2022
“Për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”
205 / 2022
“Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”
193 / 2022
“Për rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”
98 / 2022
“Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.682, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, të ndryshuar”
56 / 2022
“Për përcaktimin e masave të sigurisë, përgjegjësive dhe mënyrave të ruajtjes së sigurisë në veprimtaritë sportive dhe ndeshjet e futbollit”
Open Akte synon të ofrojë informacion të saktë dhe cilësor. Nëse gjatë përdorimit të faqes konstatoni pasaktësi të çdo natyre, ju lutem të na kontaktoni në adresën: